VIDEO/ Fitore qetësie për Fiorentinën, Vlahovic i papërmbajtshëm ndaj Lazios

schedule22:43 - 8 Maj, 2021

schedule 22:43 - 8 Maj, 2021

Dy gola të Dusan Vlahovic vendosin sfidën me Lazion dhe i dhuruan tre pikë të rëndësishme Fiorentinës. Ekipi viola triumfoi 2-0 në Firence dhe tani e sheh veten shtatë pikë mbi zonën e keqe, duke hedhur një hap të sigurt drejt qëndrimit në Serie A.

Minuta e 32-të ishte kur sulmuesi serb realizoi golin e parë pas një asist të marrë nga Birarghi. I dyti edhe ai i qetësisë erdhi me kokë një minutë përpara fundit të takimit. 21 gola sezonalë në Serie A për 21-vjeçarin ballkanas, po aq sa numëron Romelu Lukaku.

Vetëm Cristiano Ronaldo (27) ia ka dalë të shënojë më shumë deri tani. Hap fals për Lazion (e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Pereiras në shtesa) dhe lamtumirë Champions League. Skuadra bardhekaltër kishte një shans të artë për t’u afruar me vendin e katërt, që ndodhet pesë pikë larg. /abcnews.al

 

Renditja e Serie A