VIDEO/ Fitore pa shumë djersë për Holandën, mjaftojnë Depay dhe Dumfries ndaj Austrisë

schedule22:52 - 17 Qershor, 2021

schedule 22:52 - 17 Qershor, 2021

Holanda ka mundur të fitojë sot ndaj Austrisë me shifrat 2-0 në Amsterdam falë golave të Depay me penallti në pjesën e parë dhe të Dumfries në të dytën.

Ndeshja nisi e qetë, deri në minutën e 9, kur Dumfries fitoi një penallti, pas faullit të kapitenit austriak, David Alaba në hyrje të zonës, me VAR që vendosi gjithçka.

 

Penalltinë e mori përsipër Depay në minutën e 11 dhe ja doli të shënojë. Pas golit të shënuar Holanda kishte disa raste në pjesën e parë, por pa rezultat.

Në të dytën Holanda vjen më e zbehtë, por Austria nuk arrin të çajë dhe të krijojë raste. Në minutën e 67 Malen merr një top të befasishëm dhe mësyn drejt zonës.

Ylli i PSV ka mundësinë të godasë vetë, por në fund vendos të pasojë për Dumfries, që tund rrjetën pas devijimit minimal të portierit.

Me këtë fitore Holanda siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave duke qenë se i ka mundur Austrinë dhe Ukrainën në ndeshje direkte, për të mos u varur nga të tjerët. Austria qëndron në kuotën e 3 pikëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!