Bayernit i mjaftoi një gol i Kingsley Coman për të thyer Hertha Berlin në kryeqytet. Kampionët e Gjermanisë fituan 0-1 jashtë fushe dhe tani do të tentojnë fitimin e Botërorit për Klube.
Hertha had their chances, but it ends with just the one goal in Berlin tonight ⚽#Bundesliga #BSCFCB pic.twitter.com/XBIfGWzELg
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) February 5, 2021
Robert Lewandowski pati një shans të artë për të zhbllokuar takimin në minutën e 12-të, por bomberi polak, si rrallë herë, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Gjithsesi, djemtë e Flick gjetën golin nëntë minuta më pas. Kingsley Coman lëvizi bukur në krahun e majtë, por pati edhe fat. Goditja e francezit u devijua përpara se të përfundonte në rrjetë.
Bayerni menaxhoi mirë pjesën e mbetur në ndeshjes dhe siguroi fitoren e pestë radhazi në Bundeligë. Vendi i parë me 48 pikë dhe diferenca me Leipzigun ndjekës ka shkuar 10 pikë. /abcnews.al