M’Gladbach rikthehet te fitorja dhe rimerr kryesimin e Bundesligës. Ekipi i Marco Rose reagoi pas humbjes kundër Union Berlin dhe fitoi në shtëpi kundër Freiburg. 4-2 triumfoi M’Gladbach që ngjitet në kuotën e 28 pikëve, një më shumë se Leipzig dhe tre pikë sipër Schalkes së vendit të tretë.
Thuram kaloi vendasit në avantazh shumë shpejt, por poa aq shpejt barazoi edhe ekipi i Amir Abrashit, i cili e ndoqi të gjithë takimin nga pankina. Pjesa e dytë nisi sërish me gol të M’Gladbach që shënoi dy herë me anë të Embolo dhe Herrmann.
Freiburg u rikthye në lojë me golin e Holer, por zvicerani Embolo vulosi përfundimisht fitoren me golin e shënuar 20 minuta përpara fundit. M’Gladbach po zhvillon një sezon të mrekullueshëm dhe vazhdon të kryesojë kampionatin gjerman. /abcnews.al
M’Gladbach – Freiburg 4-2
(Thuram 3′, Embolo 46′, 71′, Herrmann 51′ / Schmid 6′, Holer 58′)