Humbja 0-3 ndaj Juventusit ka shkundur Barcelonën, që sot arriti fitoren e dytë radhazi në La Liga. Ekipi katalanas u përballë në “Camp Nou” ndaj Real Sociedad të vendit të parë, por ia doli të fitonte 2-1.
FT #BarçaRealSociedad 2‐1
?❤️?? @JordiAlba and @DeJongFrenkie21 earn comeback win for @FCBarcelona! #LiveResults pic.twitter.com/CbngBCNoOi
— LaLiga English (@LaLigaEN) December 16, 2020
Emocionet dhe golat ishin ruajtur për në çerekorëshin e fundit të pjesës së parë. Ëillian Jose kaloi miqtë në avantazh falë një skeme të ekipit bask. Vendasit reaguan menjëherë dhe barazuan tre minuta më vonë.
Jordi Alba u shfaq si goleador dhe tundi rrjetën e Sociedad me një “predhë” me të majtën. Barcelona nuk u ndal edhe e gjeti golin e avantazhit në minutën e 43-të. Frenkie De Jong finalizoi një aksion klasik të Barcelonës.
Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola, edhe pse Sociedad rrezikoi në minutat e fundit. Festë në fund për djemtë e Roland Koeman, të cilët janë ngjitur në vend të pestë me 20 pikë, gjashtë më pak se vendi i parë. /abcnews.al