Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Fitore me “manita”, City mposht bindshëm Luton Town

schedule18:59 - 13 Prill, 2024

schedule 18:59 - 13 Prill, 2024

Manchester City ka marrë një  fitore ndaj Luton Town me rezultatin e thellë  5-1.

‘Qytetarët’ e nisën furishëm ndeshjen, duke arritur të gjejnë rrjetën që në minutën e dytë, kur Daiki Hashika shënoi në portën e tij për 1-0. Pas golit, City kishte një mori rastesh para portës së Luton, por që në pjesën e parë nuk arriti më të shënonte.

Për ta parë golin e dytë në këtë ndeshje, u desh të pritej minuta e 64-të, kur Mateo Kovacic shënoi për 2-0.
Luton shënoi golin e nderit në minutën e 81-të me Ross Barkleyn, që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e vendasve.

Për të mbyllur ndeshjen u kujdesën Jeremy Doku që shënoi në minutën e 87-të për 4-1 dhe Josko Gvardiol disa minuta më pas.

Manchester City me këtë fitore ngjitet në vendin e parë përkohësisht me 73 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe Liverpooli që kanë nga një ndeshje më pak./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golat

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!