Leicester City mposhti 2-0 në fushën e vet Sheffield United dhe ia doli të siguronte tre pikë jetike për objektivin Champions League. “Dhelprat” realizuan nga një gol për pjesë dhe u rikthyen te tre pikët pas dy javësh.
Spanjolli Perez (goli i tetë në kampionat për të) zhbllokoi shifrat në minutën e 29-të pas një goditje të saktë me të djathtën. Goli i qetësisë erdhi 11 minuta përpara fundit. Djemtë e Rodgers zhvilluan një kundërsulm të shpejtë dhe Demaray Gray finalizoi aksionin me gol.
Kjo fitore e ngjit Leicester City në vend të tretë me 62 pikë, një më pak se Chelsea dhe tre më shumë se Manchester United (luan pas pak momentesh në fushën e Crystal Palace, 21:15). Në takimin tjetër, Everton dhe Aston Villa u ndanë në barazim 1-1. Ishin miqtë ata që po kryesonin dhe ishin shumë pranë një fitoreje jetike sa i takon mbijetesës.
Goli i Konsa në minutën e 72-të u duk sikur i dha tre pikë të arta Aston Villas, por djemtë e Ancelottit nuk treguan “mëshirë” dhe shënuan në 87-ën, me anë të Theo Walcott. Tashmë, mbijetesa bëhet e vështirë për Villan, që renditet në vend të 19-të me 31 pikë. /abcnews.al