Është mbyllur takimi i Ligue 1 mes Amiens dhe Monaco, me miqtë që kanë triumfuar në sekondat e fundit me rezultatin 1-2. Ishin vendasit ata që shënuan të parët, që në minutën e nëntë të takimit, me anë të Guirassy.
Dukej se Monaco do të rikthehej te humbjet pas asaj fitoreje ndaj Angers katër ditë më parë, por në 5 minutat e fundit, përmbysën gjithçka dhe morën tre pikët.
Ben Yedder shënoi në minutën e 85-të të takimit për të barazuar shifrat, ndërsa në sekondat e fundit, sulmuesi tjetër Slimani, shënoi më kokë dhe i dha tri pikët klubit të Principatës./abcnews.al
Ligue 1, java 24
Amiens – Monaco 1-2
Guirassy 9′ / Ben Yedder 85′, Slimani 90′