VIDEO/ Fitore e pastër në transfertë, Shqipëria U21 argëtohet me Andorran U21

schedule19:52 - 4 Qershor, 2021

schedule 19:52 - 4 Qershor, 2021

Shqipëria U21, pa shumë vuajtje ka arritur të fitojë ndeshjen e parë eliminatore të Europianit të vitit të ardhshëm. Përballë ishte Andorra dhe skuadra e Alban Bushit arriti të fitojë me shifrat e pastra 0-3, me gola të Brojës, Mehmetit dhe autogolin e portierit rival.

Gjithçka nisi me një gol të nxjerrë nga hiçi nga ana e sulmuesit të Vitesse në Holandë në minutën e 17. Broja pa një top pa “pronar” në mesfushën e Andorras dhe vrapoi furishëm drejt tij, duke parakaluar çdo kundërshtar dhe tundur rrjetën me gjakftohtësi.

https://streamable.com/98u2kd

Ky gol i liroi kuqezinjtë dhe e nxori Andorrën nga “strofkulla” në mbrojtje, duke i dhënë mundësinë kuqezinjtë të kishin më të lehtë të depërtonin në zonën kundërshtare. Këtë e bëri Armando Broja në minutën e 43-të, me anësorin e Ipswich, që u ndal me faull në zonë dhe arbitri akordoi në penallti.

https://streamable.com/i9psz3

Anis Mehmeti e mori përsipër dhe nuk gaboi, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Më pas në minutën e 62-të, protagonist talenti i Dinamo Zagreb, Bernard Karrica, që lëshoi në zonën e 5-metërshit të Andorrës një pasim, që u shndërrua në gol nga portieri i Abdorras, Iker Alvarez.

Shqipëria merr tre pikët e para në eliminatore dhe e nis më këmbë të mbarë këtë fushatë eliminatore. Pas katër ditësh skuadra e Alban Bushi sfidon në miqësore moshatarët bullgarë në transfertë. Kuqezinjtë ndodhen në Grupin G dhe ka në grup Anglinë, Çekinë, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. /abcnews.al

https://streamable.com/zixgog

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!