VIDEO/ Fitore e madhe dhe rikthim në garë, “Zonja” tregon forcën ndaj Milanit

schedule22:39 - 6 Janar, 2021

schedule 22:39 - 6 Janar, 2021

Juventus arriti një fitore të madhe me shifrat 1-3 ndaj Milanir për javën e 16 të Serie A. Golin e parë e shënoi Juventus me Chiesa. Ish-ylli i Fiorentinës tundi rrjetën që në minutën e pestë pas pasimin perfekt të Dybala.

Milani reagoi pa u mbyllur pjesa e parë dhe shënoi një gol shume të bukur me Calabria. Ky i fundit mori një pasim nga Leao dhe goditi saltë në trekëndëshin e portës se bardhezinjve, duke barazuar rezultatin.

Golat e MILAN-JUVENTUS

Në pjesën e dytë Juventusi riktheu avantazhin me te njëjtin autor, Federico Chiesa dhe të njëjtin asistues, Paulo Dybala.Pas golit të dytë Juve nisi të jetë më dominuese në lojë dhe gjeti edhe rrjetën e tretë në minutën e 76-të me amerikanin McKennie.

Kështu, bardhezinjtë marrin tre pikë me shumë rëndësi dhe nuk lejojnë shkëputjen e madhe të Milanit. Kuqezinjtë nga ana tjetër kuptojnë se gara për titullin do jetë e ashpër dhe Juventusi do jetë aty deri në fund për të marrë të dhjetin rashazi. /abcnews.al