VIDEO | Fiorentina ia del me të kuqe, mposht Atalantën dhe kualifikohet

schedule16:56 - 15 Janar, 2020

schedule 16:56 - 15 Janar, 2020

Fiorentina ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Atalantës në shtëpi dhe është ekipi i radhës që kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të ndeshjet me Interin e Contes. Patrick Cutrone e nisi si titullar sfidën e sotme dhe i mjaftuan 12 minuta për të gjetur golin e parë me ekipin e ri.

22-vjeçari shfrytëzoi një asist të Dalbert dhe nuk e pati të vështirë për të shënuar. Ilicic barazoi shifrat në mesin e pjesës së dytë pas një pasimi të bukur të Malinkovskit, ndërsa tre minuta më pas Fiorentina mbeti me një lojtar më pak pas daljes më të kuqe të mbrojtësit Pezzella.

Gjithsesi, vendasit rezistuan madje gjetën golin e kualifikimit. Lirola mori një top nga Pulgar në minutën e 84-t dhe shënoi golin e fitores. Diagonale e bukur e spanjollit që mposhti Gollinin. Atalanta nuk pati shumë kohë për të reaguar dhe gjithë ndeshja përfundoi 2-1. Tek ekipi mik debutoi mbrojtësi Caldara. Titullar ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 50-të. /abcnews.al

Fiorentina – Atalanta 2-1
(Cutrone 12′, Lirola 84′ / Ilicic 67′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!