VIDEO/ Finalja e parë për Boston Celtics, shtang Warriors në periodën e fundit

schedule12:29 - 3 Qershor, 2022

schedule 12:29 - 3 Qershor, 2022

Ka nisur me spektakël ndeshja e parë e finales së madhe të NBA. Boston Celtics triumfuan 120-108 përballë Golden State Warriors, në duelin e parë të serisë se finaleve.

Warriors e kishin në dorë, pasi në tre periodat e para realizuan 12 pikë më shumë dhe e mbyllën 92-80. Celtics shkëlqyen në periodën e fundit dhe bënë një përmbysje të madhe, pasi realizuan 24 pikë më shumë.

Stephen Curry shënoi 24 pikë, ndërsa Wiggins dhe Klay Thompson 20 dhe 15, por në fund u mposhtën. Te Celtics spikatën Al Horford me 26 pikë dhe Jaylen Brown me 24 pikë.

Ndihmë të madhe dhanë edhe Derrick White me 21 pikë dhe Marcus Smart me 18 pikë, kurse ylli Jayson Tatum regjistroi vetëm 12 pikë dhe 13 rebounde.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!