Vjen goli i parë në finalen e Kupës së Francës mes PSG dhe St Etienne. Kampionët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 14-të dhe autori i golit është Neymar.
Mbappe lëvizi bukur në krahun e djathtë të sulmit, marshoi drejt zonës, por goditja e tij u prit nga portieri Moulin.
Neymar përfitoi nga top i grushtuar, e dërgoi atë në rrjetë, duke afruar PSG me fitimin e trofeut të Kupës. /abcnews.al