VIDEO/ Finalet në Laç e Elbasan, Pregja u bën gjyqin penalltive dhe kartonëve të kuq

schedule00:04 - 2 Shkurt, 2021

schedule 00:04 - 2 Shkurt, 2021

Bujar Pregja, specialisti i gjykimit, si zakonisht në “Pressing”ABC ka futur në skaner rastet e diskutueshme të hasura në ndeshjet e kampionatit. As në javën e 17-të nuk kanë munguar pretendimet e klubeve të ndryshme për gjykimin.

“Në Elbasan ishte zgjedhur Hamiti si kryesor, arbitri më në formë. Momenti i vetëm për t’u diskutuar është ai dhënies së kartonëve të kuq. Mund ta kalonte me një të verdhë, por është shumë afër dhe i ka parë veprimet.

https://streamable.com/1fdkmx

Shikohet se ka një vendosje të dorës së Krymit te lojtari i Partizanit. Edhe ai tjetri do ketë bërë ndonjë lëvizje që nuk shikohet nga pamjet. Hamiti ndaloi goditjen e këndit për të dhënë vendimin”, tha Pregja, i cili më pas kaloi te sfida e luajtur në Laç.

Te Laçi kishte një rast penalltie të pretenduar nga Teuta. Vendimi është i drejtë, nuk ishte penallti. Te penalltia që dha për Laçin, Arapi ka vënë dorën. Kontakti është i lehtë, Nwabueze bën një kërcim për të mashtruar arbitrin. Më mirë të mos e jepte penallti, kontakti ishte i lehtë”.