Liverpool ka arritur të fitojë në një finale të paharrueshme dhe shumë të luftuar përballë Chelsea në EFL Cup.
Skuadra e Jurgen Klopp triumfuan pas gjuajtjes së penalltive, pasi 120 minutat mbaruan në barazim 0-0 me blutë e Londrës.
Liverpool nisi festën pas suksesit 11-10 nga gjuajtja e penalltive, pasi Kepa humbi penalltinë vendimtare për Chelsean.
Ky është triumfi i nëntë në këtë kompeticion për Liverpoolin, që ndiqet nga Manchester City (8) dhe Aston Villa e Manchester United me nga pesë.
Jurgen Klopp kundër Thomas Tuchel, me dy gjermanët që u futën në historinë e këtij turneu, pasi e sotmja ishte finalja e parë në EFL Cup ku trajnerët e dy skuadrave nuk janë britanikë.
/f.a/abcnews.al