VIDEO/ Filmoi ndihmat në Ministrinë e Brendshme, policia tenton të arrestojë Adriana Kalanë

schedule22:39 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 22:39 - 2 Dhjetor, 2019

Policia ka tentuar sonte të arrestojë aktivisten Adriana Kalaja e cila në mëngjes filmoi momentin kur makinat me ndihma po zbarkonin tek Ministria e Brendshme.

E gjithë skena është filmuar nga aktivistë të tjerë të Aleancës për Teatrin. Ata kanë replikuar me policët, duke e penguar arrestimin e Kalasë.

Darvin Zalla shkruan në facebook:

“Tentative për arrestim të paligjshem nga policia. Dhe s’ mjafton kjo. Por u perpoqen ta nxirrnin me force nga makina. Pa treguar asnje dokument ndalimi. Nuk do lejojme askend te instaloje diktaturen ne kete vend. I zbrapsem. Aleanca dhe Adriana Kalaja na keni gjithmone në krahe. Rama ik”

Më herët Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, M.J. dhe E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Sipas Ministrisë së Brendshme pamjet e publikuara janë pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

Pra ministria pretendon se nuk janë ndihma për të pastrehët, ato që ka filmuar Kalaja, por “prova materiale”.  Por, ky pretendim është i çuditshëm sepse nuk ka ndodhur më parë që provat materiale të kapura në kushtet e flagrancës të hyjnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. /abcnews.al