Në më pak 2 orë, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.
Që prej orës, 17:45 ka nisur edhe hyrja e tifozëve në stadium, teksa mund të thuhet se deri në këto momente është mbushur rreth gjysma e “folesë” së “shqiponjave” tona, me tifozët, që shihet të jenë vendosur, deri më tani, prap portës ose siç njihet ndryshe sektori i ultrasve.
Siç dëgjohet edhe në video, tifozët kanë filluar në kore suportuese drejt Kombëtares, si dhe të këndojnë “himnin” e këtyre kualifkueseve, këngë e “ikonës” së muzikës, Shkurte Fejza, “Mora Fjalë”, këngë dedikuar kjo heroit të Kosovës, të rënë në luftën ndaj Serbisë, Adem Jashari. /i.m /abcnews.al
SHIKONI FOTOT: