Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Fillimisht unë, pastaj ajo”, Hakimi është në hall me gruan pasi ai festoi me nënën

schedule11:45 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 11:45 - 13 Dhjetor, 2022

Marokenët deri më tani i kanë festuar fitoret e tyre kryesisht me familjet e tyre dhe në plan të parë ishin nënat.

Ata treguan respekt të madh me puthje në ballë, ashtu si gjithë ekipi dhe Hakimi pas çdo ndeshje i afrohej nënës dhe e falënderonte me këtë gjest.

Tani është shfaqur një video në të cilën shihet gruaja e tij Hiba Abouk duke i dhënë leksione, duke i shpjeguar me inat Hakimit se ai duhet të vinte i pari tek ajo dhe të mos shkonte çdo herë tek e ëma.


Zonja ia ka shpjeguar gjithçka bukur, ndërsa pranë tij ishte shoku i skuadrës Hakim Ziyech, i cili qeshte.



Në rast të fitores ndaj Francës të mërkurën mbrëma, Hakimi do të ketë një shans, nëse nuk e bën, ai do të jetë në telashe të mëdha nga gruaja e tij. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!