Video/ Filipine, ekzekutohet në mes të ceremonisë kryetari i bashkisë

schedule22:36 - 2 Korrik, 2018

schedule 22:36 - 2 Korrik, 2018

Një kryetar bashkie në Filipine është ekzekutuar nga një snajper në qendër të qytetit të Manilës. Zyrtari është qëlluar në gjoks teksa këndonte himnin kombëtar në ceremoninë e ngritjes së flamurit.

Një kryetar bashkie në Filipine është vrarë të hënën, i ekzekutuar në mënyrë brutale në ceremoninë e ngritjes së flamurit. Antonio Halili, një figurë e kontestuar, është qëlluar në gjoks teksa këndonte himnin kombëtar në sheshin Tanauan, në jug të Manilës.

Menjëherë pas të shtënave, njerëzit e pranishëm kanë nisur të klithin dhe të largohen. Halili njihej për qëndrimin e tij të ashpër ndaj drogës, por ishte akuzuar edhe për mbrojtjen e disa trafikantëve, akuzë kjo e mohuar vazhdimisht prej tij. Një zyrtar i policisë lokale ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “AFP” se autori i krimit ka hapur zjarr në një distancë prej 150 metra.

Ai ka arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes dhe për momentin mbetet i paidentifikuar. Nisur nga distanca, autoritetet janë të bindura se vrasja nuk mund të jetë bërë nga një vrasës ordiner, por nga një snajper i stërvitur.

Zoti Halili tërhoqi vëmendje ndërkombëtare dy vjet më parë, kur detyroi trafikantët e drogës të ecnin në rrugët ku kishin kryer krimet e tyre, rrugë që më vonë u etiketuan si “bulevardi i turpit”. Por vitin e kaluar, pushteti i tij ndaj policisë lokale u kufizua pasi zyrtarë të qeverisë qendrore e akuzuan për lidhje me trafikun e narkotikëve./abcnews.al