VIDEO/ Figura e Diegos skalitet në bronz, ndërtohet skulptura me përmasat identike

schedule14:15 - 6 Mars, 2021

schedule 14:15 - 6 Mars, 2021

Diego Maradona u nda nga jeta në nëntorin e vitit të kaluar për shkak të një arresti kardiak në moshën 60-vjeçare. Vdekja e tij ishte lajm botëror, aq sa mediet harruan edhe Covid-19 dhe përcollën lajmin e ndarjes së tij nga jeta.

Nderimet pas vdekjes së tij ishin të shumta, teksa Napoli i vuri emrin e tij stadiumit. Ndërkohë së fundmi është ndërtuar një skulpturë e tij, me përmasat identike të legjendës së futbollit botëror.

Skulptori Domenico Sepe është personi, që ka punuar për të ndërtuar skulpturën e Diegos, e cila prej bronzi të derdhur. Skulptura do të prezantohet përmes një ekspozite, ku hyrja do të jetë falasdhe e arritshme nga të gjithë. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GIANLUCA DI MARZIO (@gianlucadimarzio)