VIDEO/ Fifi nis pushimet e para me Adis Patushin, dyshja shihen të lumtur krah njëri-tjetrit

schedule21:41 - 2 Qershor, 2022

schedule 21:41 - 2 Qershor, 2022

Fifi dhe Adis Patushi duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit. Dyshja, të cilët nisën të shoqëroheshin pas daljes së këngëtares nga Big Brother VIP, kanë nisur dhe pushimet e para si çift. Nga postimet në rrjete sociale, ata kanë bërë me dije se ndodhen në jug të vendit.

Fifi ka gjetur pak hapësirë nga koncertet e shumta. Kujtojmë që këngëtarja është kryqëzuar për faktin se Adisi ka qenë më parë i martuar me Adrola Dushin, me të cilën ka një djalë. Por si duket, asaj i ka ardhur në majë të hundës me këto komente duke bërë një reagim publik.

 

“Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, por s’i kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do ndodhte…”, shkruante këngëtarja.

Fifi shprehej se ka bërë një gabim që e ka ndarë jetën e saj private për publikun.

“Aman merruni me jetën tuaj… Aman. Më lini të jetoj aman. Përtej këngës, përtej muzikës, kam edhe unë një jetë… Dikush zgjedh ta bëjë publike dikush jo… Unë kam treguar çdo gjë timen, e bëra, e ndava me ju, e hëngra… Bëra gabim? Trashanik! Por e bëra, nëse s’ju pëlqen më bëj bllok. Por më lini të jetoj.”

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!