Digjen kodrat me ullinj/ Fier, zjarri në Peshtan të Vogël, shkrumbohen 5 hektarë

schedule18:35 - 29 Qershor, 2024

schedule 18:35 - 29 Qershor, 2024

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune kodrat me ullishte në Peshtan të Vogël në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë duke dalë jashtë kontrollit teksa kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 6 mjete zjarrfikëse, 4 të Fierit dhe 2 të Albpetrolit të cilat janë angazhuar me efektiv të plotë për shuarjen e flakëve. Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll ndërsa forcat zjarrfikëse ende po punojnë për të shuar të gjitha vatrat në mënyrë që të evitohet riaktivizimi.

Kjo zonë përfshihet pothuajse çdo verë nga zjarret masive , për shuarjen e të cilave është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri. Ndërkohë zjarri i sotëm fatmirësisht ndodhet larg zonës së banuar.