VIDEO/ Feston Werderi i Rashicës, “diamanti” Havertz nderon Leverkusen

schedule17:25 - 23 Maj, 2020

schedule 17:25 - 23 Maj, 2020

Spektakli në Bundesliga, është rikthyer sot, me katër sfida që u luajtën në orën 15:30. Werder Bremen kishte një transfertë të vështirë përballë Freiburg dhe në situatën ku ndodhet skuadra e Rashicës, fitorja ishte domosdoshmëri.

Ylli dardan luajti titullar për Werderin dhe ndihmoi skuadrën e tij të fitojë 0-1, falë një goli të shënuar nga Bittencourt në minutën e 19-të. Vetë Rashica, u zëvendësua në minutën e 82-të, pas një paraqitje pozitive. Kjo fitore, e ngjet në kuotën e 21 pikëve ekipin e Werder, por mbetet ende në zonën e ftohtë të renditjes.

Ndërsa një tjetër sfidë delikate, ishte ajo mes Gladbach dhe Leverkusen. Në lojë ishte vendi i tretë dhe suksesin, e arriti Leveruksen. Miqtë fituan 1-3 në fushën e Gladbach, falë një dygolëshi të talentit Kai Havertz. Thuram barazoi fillimisht shifrat për vendasit, por goli i tij nuk vleu shumë. 53 pikë, parakalim Gladbachut dhe vendi i tretë i tyre: Javë pozitive për “Aspirinat”./abcnews.al

Bundesliga, java 27

Freiburg – Werder Bremen  0-1
Bittencourt 19’

Gladbach – Leverkusen  1-3
Thuram 52’, Havertz 7’ (p) 58, Bender 81’

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!