VIDEO/ Festojnë City dhe Tottenham, “Ujqve” nuk i mjafton perla e Jimenez

schedule20:59 - 15 Korrik, 2020

schedule 20:59 - 15 Korrik, 2020

Manchester City iu fal dy golavë shumë të bukur të David Silva dhe Gabriel Jesus për të mposhtur 2-1 në fushën e tyre ekipin e Bournemouth. Fantazisti spanjoll shënoi një gol fantastik nga goditja e dënimit në minutën e gjashtë. I tillë ishte edhe goli i sulmuesit brazilian në minutën e 39-të.

Golat e MANCHESTER CITY-BOURNEMOUTH

Gabriel Jesus mori një asist nga David Silva, vallëzoi mes mbrojtjes mike dhe dërgoi topin në rrjetë. Bournemouth, që po lufton për të mbijetuar në Premier League, shkurtoi shifrat dy minuta përpara fundit me anë të uellsianit Brooks.

Fitorja 2-1 në derbin ndaj Arsenal i ka bërë mirë Tottenham, që siguroi një tjetër sukses. Spurs shënuan tre herë në fushën e Newcastle dhe u larguan me tre pikë. Son dhe Harry Kane (dy herë), ishin autorët e golave për ekipin e Jose Mourinhos, që ia doli të fitonte për herë të parë në fushën e “Qymyxhinjve”.

Golat e NEWCASTLE-TOTTENHAM

Wolves ishte shumë afër marrjes së tre pikëve shumë të rëndësishme për objektivin Champions League. Raul Jimenez shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 76-të në fushën e Burnley, por vendasit fituan një penallti në minutën e gjashtë shtesë, që u kthye në gol nga sulmuesi Wood. /abcnews.al

Renditja e Premier League