Pritej një fitore e madhe e djemve të Julian Ahmatajt, mirëpo në fushën e “mitikut” kryeqytetas, të “Air Albania” ka ndodhur e kundërta, me “Bardhekuqtë” e Skënderbeut, që kanë arritur të mundin me rezultatin spektakolar, 4 me 3, “Bardheblutë”, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.
Për djemtë e Julian Ahmatajt rrugën e rrjetës e gjetën, Kristal Abazaj, Florjan Përgjoni e Patrick, me nga një gol në minutat 28’, 36’ e 84’, ndërsa për “Bardhekuqtë” e teknikut, Ivan Gvozdenovic menduan Kevin Shaqe, Dean Liço, me golat e tyre në minutat 18’ e 33’, si dhe “bomberi” nigerian, Nnmandi Franklin Ahanonu, me dopietën e tij, në të 13’-tën e 63’-tën.
Falë kësaj fitoreje të madhe, skuadra e Skënderbeut ngjitet në kuotën e 25 pikëve, duke krijuar një shkëputje prej 3 pikësh, me zonën e ftohtë të rënies nga kategoria, ndërsa “Bardheblutë” e Tiranës mbesin në vendin e 4-t, të renditjes, meplot 30 pikë, 4 më shumë se “Bardhezinjtë” e Laçit, që tashmë kërcëojnë seriozisht për një vend në “Final 4”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Nnamdi Franklin Ahanonu, 0-1:
Goli i Florjan Përgjonit, 2-3:
Goli i Nnamdi Franklin Ahanonu, 2-4: