VIDEO/ Festimi i golit shkak i dhunës në sfidën Shkupi-Shkëndija, tifozët “pushtuan” fushën, policia tenton qetësimin e situatës

schedule14:16 - 9 Nëntor, 2022

schedule 14:16 - 9 Nëntor, 2022

Ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës e cila po zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, është kthyer në një arenë tensionesh dhe përplasjesh.

Sfida nisi qetë, por gjithçka ndryshoi me golin e shënuar në minutën e nëntë.

Tensionet filluan kur ekipi tetovar shënoi dhe shënuesi shkoi për të festuar pranë ultrasve Shvercerat. Kaq ka mjaftuar dhe tifozët u futën brenda në fushë duke u përplasur me lojtarët.

Forcat e shumta të policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe të kthejnë ndeshjen në normalitet./ h.ll/abcnews.al