Ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës e cila po zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, është kthyer në një arenë tensionesh dhe përplasjesh.
Sfida nisi qetë, por gjithçka ndryshoi me golin e shënuar në minutën e nëntë.
Tensionet filluan kur ekipi tetovar shënoi dhe shënuesi shkoi për të festuar pranë ultrasve Shvercerat. Kaq ka mjaftuar dhe tifozët u futën brenda në fushë duke u përplasur me lojtarët.
Forcat e shumta të policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe të kthejnë ndeshjen në normalitet./ h.ll/abcnews.al