Luis Enrique e ka mbyllur karrierën si lojtar te Barcelona, por nga viti 1991 deri në vitin 1996 ka qenë pjesë e Real Madrid. Pas pesë sezonesh u largua dhe iu bashkua katalanasve, ndërkohë që nxiti polemika të shumta pas festoi një gol të shënuar në “El CLasico”.
Qartazi dukej se kishte shumë inat përbrenda. Enrique, tashmë trajneri i kombëtares së Spanjës, ka folur për atë festim të bërë. “Ju duhet të festoni për klubin që luani, pasi nuk gjeneroni urrejtje. Është thjesht një lëshim i hormoneve të rritura brenda jush.
Ato janë si qeliza të dëmshme dhe të ndihmon për ta larguar nga vetja të gjithë pakënaqësinë. Ne duhet t’i inkurajojmë futbollistët që t’i ndryshojnë më shumë skuadrat”, ka thënë Enrique për “Colgados del Aro”. / abcnews.al