Cardiff City ia doli të merrte tre pikë në transfertën kundër Barnsley, me rezultatin e pastër 2-0. Will Vaulks ishte ai që e zhbllokoi sfidën në minutën e 65-të dhe më pas dhuroi spektakël me festimin e tij akrobatik.
Një minutë më pas skuadra uellsiane realizoi edhe golin e qetësisë. Callum Paterson ishte ai që e dërgoi topin në rrjetë dhe praktikisht i dha fund përballjes, me Cardiff City që po tenton të kapë zonën “play off”.
Peterson nuk e tërhoqi vëmendjen me golin e realizuar, por me festën qesharake. Ai nisi të imitonte Vaulks, duke i shkrirë shokët e tij të skuadrës me veprimin e bërë. /abcnews.al