VIDEO | Festë viola në “San Paolo”, Gattuso nuk po i gjen kurën Napolit

schedule21:14 - 18 Janar, 2020

schedule 21:14 - 18 Janar, 2020

Fiorentina e ka marrë veten pas uljes së Iachinit në pankinë dhe e ka nisur shumë mirë ndeshjen e sotme jashtë fushe kundër Napolit. Federico Chiesa ka kaluar në avantazh ekipin nga Firence në minutën e 26-të.

Ylli i Fiorentinës kthehet te goli pas një kohe të gjatë, teksa goditi me majë pas pasimit të Benassit dhe dërgoi topin pas shpinës së kolumbianit Ospina.

Goli i tretë në kampionat për 22-vjeçarin, ndërsa Gattuso nuk po arrin të nxjerrë nënkampionët nga kriza. Elseid Hysaj e ka nisur sfidën si titullar dhe po aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes. /abcnews.al