VIDEO | Festë e çmendur dhe tërbim i Tares: Nuk më plas për…

schedule10:59 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 10:59 - 17 Dhjetor, 2019

Tomas Strakosha ndihmon Lacion në fitoren e arritur në fushën e Cagliari, që e ngjiti pranë kreut të Serie A. Festë e çmendur për drejtorin sportiv, Igli Tare.

Vuajtje, fitore dhe afrim me kreun. Lacio nuk është një shaka, por një realitet në Serinë A, siç e tregoi me suksesin arritur në sekondat e fundit në fushën e Cagliari. Në një përballje që u duk e humbur, pas golit të shënuar nga Giovani Simeone, djali i Diego Pablo Simeones, skuadra nga kryeqyteti gjeti forca për të marrë tri pikët.

Rezultati 2-1 bëri që të ngjitej në kuotën e 36 pikëve, vetëm tri pikë larg kreut të renditjes, ndërsa bashkë me Atalantën, është ekipi që shënon më shumë gola në Serie A. U ndihmua nga pritjet dhe nga forma e portierit Tomas Strakosha, por edhe nga fati, si dhe nga sakrificat e lojtarëve të mbrojtjes në momentet kyçe.

Në një mbrëmje të vështirë në stadiumin e ishullit të Sardenjës, Lacio shfaqi aftësinë që tregojnë skuadrat e vërteta pretendente, atë që diti të vuajë dhe të marrë pikët edhe atëherë kur nuk luan mirë. Golat e miqve u realizuan në fund, madje atëherë kur ndeshja mund të ishte mbyllur.

Në minutën e 93-të barazoi Luis Alberto, ndërsa në minutën e 9-të shtesë erdhi rrjeta e fitores shënuar nga Felipe Caicedo. Festë e ligjshme e trajnerit Inzaghi dhe e ndihmësve të tij, si dhe e gjithë lojtarëve lacialë.

Kremtim i çmendur edhe për drejtorin sportiv, Igli Tare, i cili zbriti në fushë, dhe madje u përplas me një ndihmës trajner të vetin, që ishte i shqetësuar për reagimin e tifozëve vendas. /abcnews.al

https://twitter.com/laziolibera/status/1206693444732801024

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!