Stadiumi i Real Sociedad mbetet një nga transfertat më të komplikuara në futbollin spanjoll. Barcelona dhe Real Madrid janë frenuar disa herë dhe kështu ndodhi edhe një ditë më parë. Vendasit, të cilët po zhvillojnë një kampionat shumë të mirë dhe renditen në vend të pestë, frenuan Barcelonën në një barazim 2-2.
Sulmuesi Isak shënoi golin e barazimit dhe festa e lojtarëve dhe tifozëve baskë ishte e madhe. Kapiteni Oyarzabal, autori i golit të parë, nuk përmbahet dhe niset të festojë me Nacho Monreal. Një kërcim klasik në të tilla raste por që qëlloi fatal për të dy lojtarët.
Përplasje kokë më kokë dhe dëmtim i dyfishtë për të dy lojtarët. Mbrojtësi dëmtohet më keq dhe ka nevojë për qepje, ndërsa gjendja e Oyarzabal është disi më e mirë dhe ylli i Sociedad ia hedh vetëm me disa të nxira. /abcnews.al
Smooth! pic.twitter.com/QuWI6OQVPk
— Håvard Lejon Skjold (@HaavardSkjold) December 14, 2019