Tifozët kuqezi kanë nisur festën në stadiumin ‘Air Albania’ pak çaste para nisjes së sfidës Shqipëri-Serbi.
Më herët, tifozë të shumtë ‘pushtuan’ pikat kyçe të kryeqyetit me emblemat tona kombëtare, duke kënduar dhe festuar për fitoren e shumëpritur në ndeshjen e sotme.
Fitorja në ndeshjen e sotme do të na afrojë më pranë me ëndrrën për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror, ndërkohë pak më parë Sylvinho bëri publike formacionin fitues kundër Serbisë.
Formacioni i Shqipërisë ndaj Serbisë (4-1-3-2): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Manaj, Broja. / abcnews.al


