Inter nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola dje ndaj Shakhtar dhe përfundoi i fundit në grupin B, duke u eliminuar nga Champions League. Eliminimi i tyre i hapi rrugën Borussia M’Gladbach.
Ekipi gjerman luante ndaj Real Madrid dhe u mund me shifrat 2-0. Duke parë rezultatin e ndeshjes së tyre, skuadra gjermane në fund ishte më e përqendruar në ndeshjen Inter-Shakhtar se të tyren, ku i duhej një barazim në “San Siro”.
Në rrjetet sociale janë bërë virale pamjet kur i gjithë stoli i Borussia M’Gladabach shohin plot emocione minutat e fundit të ndeshjes tjetër të grupit. Kur arbitri fërshëllen, të gjithë shpërthejnë në festë. /abcnews.al
https://streamable.com/ac8ul7