VIDEO/ “Faraoni” hero në “Anfield”, Liverpool i “falet” dopietës së Salah në derbin ndaj Everton

schedule15:30 - 21 Tetor, 2023

schedule 15:30 - 21 Tetor, 2023

“Të kuqtë” e Liverpool janë rikthyer te fitorja në javën e 9 të Premier League, teksa mesditën e kësaj të shtune triumfuan me rezultatin e pastër, 2 me 0 në derbi ndaj “bluve” të Everton, të zhvilluar në mitikun “Anfield Road”.

Përgjegjës për golat e sfidës ishte “faraoni”, Mohamed Salah, i cili në minutën e 79’ të sfidës përkthen një gol, një 11-metërsh të akorduar nga arbitri Craig Pawson, pas një prekje me dorë brenda zonës së rreptësisë, nga mbrojtësi i Everton, Michael Keane, ndërsa në minutën e 97′, egjiptiani përfiton nga një asist perfekt i Darwin Nunez, duke e çuar topin në rrjetën e Pickford. Djemtë e Jurgen Klopp përfituan gjithashtu dhe nga dalja e me kartonin e kuqtë “veterani” Ashley Young, i cili u detyrua të linte fushën e blertë, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 37’.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet përkohësisht në majën e tabelës, me 20 pikë, po aq sa Tottenham e Arsenal, që vendosen poshtë “të kuqve”, ndërsa skuadra e Everton mbetet në vendin e 16 të tabelës, me vetëm 7 pikë, pas 9 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN:

Goli i parë:

Goli i dytë: