Aleksandr Golovin zhvilloi një Botëror fantastik me Rusinë në verën e vitit 2018. Paraqitjet pozitive ndikuan që Monaco të paguante 30 milion euro te CSKA Moscoë, duke transferuar mesfushorin ofensiv në Principatë.
24-vjeçari i ka munguar kësaj periudhe Monacos. Golovin qëndroi katër muaj jashtë për shkak të një dëmtimi. Ditën e djeshme u rikthye në fushën e blertë në përballjen që ekipi i tij zhvilloi në transfertë kundër Lorient.
?⚽️ Après 4 mois d'absence, il n'aura fallu que 10 secondes au Tsar pour signer un retour fracassant ? #FCLASM pic.twitter.com/d2bQpYvB6m
— AS Monaco ?? (@AS_Monaco) January 7, 2021
Një rikthim fantastike për lojtarin rus, i cili gjeti rrugën e rrjetës 10 sekonda pasi u fut në fushë. Topi i parë i prekur, goditje e bukur me të djathtën dhe topi në rrjetë. Goli i dytë i ndeshjes për Monacon, që fitoi gjithë ndeshjen 2-5. /abcnews.al

