VIDEO/ Fansja nr.1 e Loredanës është Hana, vogëlushja shijon në maksimum këngët e së ëmës

schedule14:56 - 2 Shkurt, 2021

schedule 14:56 - 2 Shkurt, 2021

Hana, vajza e Mozzik dhe Loredanës është kthyer në një ndër bebushët më të njohur të shoëbizzit shqiptar, e cila ka rrëmbyer zemrën e të gjithëve me ëmbëlsinë e saj. Hana po rritet dita ditës dhe është bërë një zonjushë e vogël, si mami Loredana. Sigurisht, duke qenë se mami dhe babi janë mjaft të talentuar në muzikë, duket se dhe Hana ka “gjak artistik”.

Së fundmi, Loredana ka publikuar disa video të së voglës së saj në Instastory, e cila shihet duke shijuar këngën e famshme të saj “Checka”. Vogëlushja shihet duke dëgjuar këngën ndërsa kërcen dhe këndon plot energji. Duket se Hana është fansja numër 1 e së ëmës, e cila di çdo këngë të sajën.

Ndërkohë, kujtojmë që Mozzik dhe Loredana po përfliten prej kohësh se janë rikthyer së bashku. Megjithëse, reperi ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë, faktet flasin ndryshe. Gjesti më i fundit i Loredanës i vendosi kapakun thashethemeve, pasi postoi një fotografi nga një restorant, në të cilën shihet dora e saj duke mbuluar një person në sfond. “Kush është?”, ka shkruar reperja përkrah fotos. Siç mund të vihet re kuptohet lehtësisht se është Mozzik. /abcnews.al