VIDEO/ Familjarët kërkojnë të mbijetuarit në rrënojat e Gazës

schedule18:42 - 28 Tetor, 2023

schedule 18:42 - 28 Tetor, 2023

Një video tronditëse e publikuar nga Al Jazeera-s tregon të mbijetuarit e bombardimeve duke kërkuar të afërmit në rrënojat në Gaza. Videoja e mediave arabe është realizuar në Yarmouk të Gazës. Njerëzit me çfarëdo mjeti që kanë edhe me duart e tyre po gërmojnë në rrënoja për të gjetur të mbijetuarit.

Në të njëjtën kohë, ata përdorin edhe elektrik dore pas errësirës për të gjetur jetën e njerëzve nën rrënoja. Madje, siç shihet edhe në video, ata arrijnë të nxjerrin të gjallë një djalë të vogël të cilin ia dorëzojnë shpëtimtarëve që të dërgohet në spital.

Numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 7650 dhe 19450 janë plagosur që nga fillimi i bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës tre javë më parë. Raporti është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Në Bregun Perëndimor, numri i të vdekurve arriti në 111, ndërsa 1,950 u plagosën, sipas autoriteteve, gratë, fëmijët dhe të moshuarit përbënin 70% të totalit të vdekjeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Rreth 177,781 njësi banimi janë shkatërruar gjithashtu që nga 7 tetori. Ndërkohë, një e katërta e spitaleve të Gazës dhe gati dy të tretat e klinikave të saj mbeten të mbyllura për shkak të dëmeve të shkaktuara nga bombardimet izraelite, të cilat gjithashtu kanë ndërprerë linjat telefonike, shërbimin e telefonisë celulare dhe internetin në të gjithë Rripin që nga dje, e premte, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!