Një mjet tip fadromë ka humbur kontrollin teksa ka qenë dukë lëvizur në afërsi të tunelit të Murrizit, e për pasojë ka përfunduar në përrua.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i fadromës, shtetasi L.V, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Nga pamjet e siguruara nga ABC, duket se mjeti ka rënë disa metra nga rruga kryesore.
Njoftimi i policisë:
-Informacion paraprak
Në afërsi të tunelit të Murrizit, gjatë punës shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.r.t/abcnews.al