Vijon kriza e Liverpool në Premier League, teksa Dortmundi korr një tjetër fitore pas asaj ndaj Sevillas në Champions League. Ekipi i Klopp dështoi në derbin ndaj Everton, që u fitua 0-2 nga skuadra e Carlo Ancelottit.
Humbja e katërt radhazi në kampionët për “The Reds” dhe e katërta radhazi në shtëpi. Fitore e mrekullueshme e Everton, që merr tre pikët në mitikun “Anfield” pas plot 22 vitesh.
Derby day ??? ?#LIVEVE pic.twitter.com/PmtvIS7AMn
— Premier League (@premierleague) February 20, 2021
Skuadra udhëtuese shënoi në fillim dhe në fund të ndeshjes. Richarlison mori një asist të bukur nga James Rodriguez në minutën e tretë dhe mposhti patriotin Alisson me një diagonale të saktë.
Golin e qetësisë e realizoi Gylfi Sigurdsson shtatë minuta përpara fundit. Islandezi ktheu në gol një penallti dhe vulosi suksesin 0-2 të Evertonit.
Derby day, Dortmund’s way ?#Revierderby #S04BVB pic.twitter.com/qf6CEtaird
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) February 20, 2021
Derbi edhe në Bundesligë dhe sërish skuadra mike fiton ndeshjen. Dortmund nuk u përmbajt aspak përballë Schalke 04, që e mposhti me rezultatin 0-4.
Jadon Sancho zhbllokoi takimin në minutën e 42-të, teksa tre minuta më pas erdhi kryevepra e Erling Haaland, i cili tundi rrjetën pas një veprimi shumë të bukur akrobatik. Raphael Guerreiro trefishoi për verdhezinjtë pas një ore lojë, ndërsa Haaland vulosi triumfin me “poker” të Dortmundit.
17 golat sezonalë në kampionatin gjerman për sulmuesin 20-vjeçar, teksa Dortmundi është ngjitur në vend të gjashtë me 33 pikë, 13 më pak se Bayerni kryesues. /abcnews.al