Arsenal, Ajax dhe Villareal kalojnë në raundin tjetër të Europa League, ndërkohë që në skuadrat që mund të kalonin më tej e pëson Napoli. Italianët fituan kundër spanjollëve të Granada me rezultatin 2-1, por e kishin pësuar 2-0 në takimin e parë dhe kështu eliminohen.
Zielinski shënoi i pari, që në minutën e tretë, por Granada barazoi me Montoro dhe gjithçka u komplikua. Goli i Ruiz më pas nuk pati ndonjë vlerë. Arsenali nuk e pati të lehtë kundër skuadrës së Benfica, edhe pse fitoi me rezultatin 3-2.
https://streamable.com/vsps21
Aubameyang ishte ai që i dha kualifikimin “Topçinjve”, me dy gola të shënuar. Interesante ishte përballja e Ajax me Lille, që u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të holandezëve. Villareal ka fituar edhe takimin e dytë kundër RB Salzburg. Në këtë ndeshje shënoi edhe shqiptari Mërgim Berisha.
https://streamable.com/jlthbt
Befasia e mbrëmjes ishte Hoffenhaim, që u mposht 0-2 në shtëpi nga Molde. Norvegjezët kaluan më tej dhe Ullan-Andersen ishte heroi i tyre. Shakhtar Donetsk dhe Rangers ishin dy ekipet e tjera që u kualifikuan në Europa League. /abcnews.al
EUROPA LEAGUE – 1/16-ta e finaleve
E enjte, më 25 shkurt, ora 18:55
AJAX-Lille 2-1 (2-1)
Shënues: Klassen 15’, Neres 88’ / Jazici (pen.) 78’
ARSENAL-Benfica 3-2 (1-1)
Shënues: Aubameyang 21’, 87’, Tierney 67’ / Goncalves 43’, Silva 61’
Hoffenheim-MOLDE 0-2 (3-3)
Shënues: Ullan-Andersen 20’, 95’
Napoli-GRANADA 2-1 (0-2)
Shënues: Zielinski 3’, Ruiz 59’ / Montoro 25’
RANGERS-Antwerp 5-2 (4-3)
Shënues: Morelos 9’, Patterson 46’, Kent 55’, Barisic (pen.) 79’, Itten (pen.) 92’ / Rafaelov 32’, Lamkel Ze 57’
SHAKHTAR DONETSK-Maccabi Tel Aviv 1-0 (2-0)
Shënues: Moraes 67’
VILLARREAL-Salzburg 2-1 (2-0)
Shënues: Moreno 40’, (pen.) 89’ / Berisha 17’