VIDEO/ Eurogolat i janë kthyer ves, Kololli lëshon “predhën” e radhës

schedule21:38 - 3 Gusht, 2020

schedule 21:38 - 3 Gusht, 2020

Po luhet java e fundit e këtij sezoni në Zvicër dhe golat e lojtarëve shqiptarë, të shumtë në këtë Super League, nuk kanë munguar.

Benjamin Kololli vijon të tregojë një formë shumë të mirë dhe të shënojë gola të mrekullueshëm. Mesfushori i Kosovës, i cili është pjesë e Zurich, ka zhbllokuar sfidën shtëpiake kundër Thun.

Ishte minuta e 15-të kur 28-vjeçari lëshoi një “predhë”, që përfundoi në trekëndëshin e portës mike. Goli i gjashtë për mesfushorin, i cili 18 minuta më pas dhuroi asistin e golit të dytë për ekipin e tij. /abcnews.al