VIDEO/ Eurogola në Romë dhe “Old Trafford”, PSG në avantazh falë Neymar

schedule21:13 - 24 Nëntor, 2020

schedule 21:13 - 24 Nëntor, 2020

Vijnë golat e parë i ndeshjeve të mbrëmjes në Champions League. Lazios i kanë mjaftuar 3 minuta për të gjetur avantazhin në takimin shtëpiak kundër Zenit.

 

Autori Ciro Immobile, i cili gjeti rrjetën pas një goditje të mrekullueshme. Gol shumë i rëndësishëm për bardhekaltrit, të cilët duhet ta fitojnë këtë takim.

 

Në avantazh edhe Manchester United me PSG. “Djajtë e Kuq” kanë zhbllokuar sfidën kundër Basaksehir në “Old Trafford”. Minuta e shtatë dhe eurogol i Bruno Fernandes.

 

PSG-së i është falur një penalltie për të gjetur golin e avantazhit në “finalen” ndaj Leipzig. Vendasit fituan një penallti në minutën e 11-të dhe Neymar goditi saktë. /abcnews.al