VIDEO/ Eurogol në “Diego Armando Maradona”, ish-i i Skënderbeut ndëshkon Romën

schedule19:39 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 19:39 - 10 Dhjetor, 2020

Napoli-Real Sociedad është përballja më e fortë e mbrëmjes së sotme në Europa League. Ekipi i Gattusos ka nevojë për një barazim për t’u kualifikuar, teksa kjo është ndeshja e parë që luhet në stadiumin që mori emrin “Diego Armando Maradona” ditë më parë.

https://streamable.com/b3qrom

Italianët e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Piotr Zielinskit në minutën e 35-të. Polaku bëhet i pari futbollist që shënon në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Roma ka siguruar kualifikimin dhe po luan në Bullgari kundër CSKA Sofia.

https://streamable.com/isbd6i

Marash Kumbulla e ka nisur si titullar, teksa fraksioni i parë i ndeshjes është mbyllur me rezultatin 2-1 për vendasit. Golin e dytë të CSKA e realizoi Ali Sowe, ish-sulmuesi i Skënderbeut. Gafë e verdhekuqve dhe afrikani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 34-t. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!