Po luhen dy takimet e grupit E në Champions League dhe kanë ardhur golat e parë. Në Francë po përballet Rennes me Chelsea, teksa dueli tjetër është ai Krasnodar-Sevilla.
Incredible pass by Mason Mount and a great finish from Callum Hudson-Odoi. 1-0 Chelsea. pic.twitter.com/wG8buTmMQo
— ✈️ (@Arrizabalager) November 24, 2020
Ekipi i Frank Lampard ka zhbllokuar takimin në minutën e 22-të. Mount tregon klas dhe dhuron një asist shumë të bukur për Callum Hudson-Odoi, i cili nuk e pati të vështirë për të mposhtur portierin vendas.
Edhe në Rusi ka ardhur goli i parë dhe atë e ka shënuar skuadra mike e Sevilla. Minuta e katërt, aksion i Ocampos nga krahu i djathtë dhe kros në zonë.
Topi u largua nga një mbrojtës për momentin, teksa Ivan Rakitic nuk humbi kohë dhe goditi fluturimthi. Kalibrim perfekt dhe topi në rrjetë.
Një eurogol ky i mesfushorit kroat dhe avantazh i rëndësishëm për ekipin andaluzian, që, njësoj si Chelsea, kualifikohen nëse marrin tre pikët. /abcnews.al