VIDEO/ Eurogol i Frederic Veselit: Kur nuk shënojnë sulmuesit, e bëjmë ne!

schedule16:16 - 10 Prill, 2021

schedule 16:16 - 10 Prill, 2021

Frederic Veseli ka gjetur golin e parë sezonal me Salernitanën. Mbrojtësit të kombëtares shqiptare i mjaftuan 14 minuta për të tundur rrjetën kundërshtare në sfidën Entella-Salernitana, e mbyllur me rezultatin 0-3.

Topi i goditur me forcë nga 28-vjeçari dardan u ndal në trekëndësh. Skuadra nga Salerno është drejt ngjitjes në Serie A dhe Veseli javët e fundit ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit. Pas ndeshjes mbrojtësi edhe ka folur për DAZN.

“Kur sulmuesin nuk shënojnë, mbrojtësit mendojnë për këtë. Edhe ne duam të shënojmë nga çdo pozicion, sulmojmë me 11-të dhe mbrojmë me 11-të.

A kam dedikim të veçantë për golin? Po, për familjen tim që më ndjek dhe të dashurën që më mbështet nga shtëpia. Sigurisht edhe për të gjithë tifozët e Salernitana”, është shprehur Veseli. /abcnews.al