Brazili dhe Kolumbia u përballën mëngjesin e sotëm me orën tonë në fazën e grupeve të Copa America. Brazili arriti të fitonte me shifrat 2-1, me Kolumbinë, që shënoi e para.
Pikërisht ai gol është një nga më të bukurit e turneut, por edhe të vitit në mbarë globin. Luis Diaz mori një krosim nga Cuadrado dhe e finalizoi në mënyrën më spektakolare të mundshme.
24-vjeçari i Portos bëri roveshatën perfekte dhe tundi rrjetën me një goditje të fortë. Luhet edhe Europiani, ku është shënuar gol nga mesfusha, por e themi pa dyshime se ky i Kolumbisë nuk ka rivalë. /abcnews.al
https://twitter.com/FutbolBible/status/1407856737936367617?s=1006