Nuk ka fitues në Hungari-Francë. Dueli i grupit F në Euro 2020, që u luajt në “Puskas Arena” (Budapest) të mbushur plot me tifozë vendas, përfundoi në barazim 1-1.
Franca dominoi pjesën e parë, Griezmann, Benzema dhe Mbappe kishin shanse të shkëlqyera për të shënuar, por golin e gjeti Hungaria në minutat shtesë.
⏰ RESULT ⏰
?? Fiola strikes just before break
?? Griezmann nets second-half equaliser? Who impressed you? #EURO2020
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 19, 2021
Mbrojtësi Attila Fiola dërgoi topin në rrjetë dhe në shkallët e stadiumit shpërtheu festa e madhe. “Gjelat” reaguan në fraksionin e dytë të takimit dhe evituan humbjen falë rrjetës së Antoine Griezmann.
Minuta e 66-të ishte kur sulmuesi i Barcelonës përfitoi nga një pasim i Mbappe dhe pasiguri e mbrojtjes vendase, duke dërguar lehtësisht topin pas shpinës së portierit kundërshtar.
Kampionët e botës tentuan edhe golin e fitores, por hungarezët rezistuan mirë në minutat e mbetura dhe morën pikë e parë në Euro 2020. Franca ngjitet në krye të grupit F me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para. /abcnews.al