VIDEO | “Është punë m***”, Klopp kapet me përkthyesin në konferencë

schedule10:19 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 10:19 - 10 Dhjetor, 2019

Jurgen Klopp është i drejtpërdrejtë dhe nuk përton të ndërhyjë edhe në përkthimin që bëhet gjatë konferencës për shtyp. Tekniku gjerman i ka përçuar një mesazh përkthyesit, i cili tha se Jordan Henderson deklaroi se Liverpool e ka marrë lehtë ndeshjen me Salzburg.

“Është punë m*** kur pranë përkthyesit gjerman është ulur një trajner që flet gjermanisht. Pyetja ishte nëse fitimi i Champions League vjet na ndihmon ne, për shkak se ne gjithmonë jemi dorëzuar në situata të tilla”, tha Klopp, i cili nuk ndaloi me kaq.

“Henderson nuk thotë që do e kalojmë lehtë këtë ndeshje. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e kësaj ndeshjeje. Ju duhet vërtetë ta dëgjoni atë. Përndryshe e përkthej vetë, nuk është shumë e vështirë”, u shpreh trajneri gjerman i Liverpool. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!