Dortmund e mbylli në disavantazh pjesën e parë të sfidës jashtë fushe kundër Hertha Berlin. Braziliani Cunha kaloi ekipin kryeqytetas në avantazh në minutën e 33-të, teksa pushimi i ka bërë mirë verdhezinjve.
Për të zgjidhur hallet e Dortmund mendon gjithmonë ai, Erling Haaland. 20-vjeçari norvegjez dërgoi topin në rrjetë dy herë brenda 103 sekondave. Në fillim gjeti barazimin pas një aksioni model të skuadrës mike.
Në minutën e 49-të erdhi edhe goli i avantazhit. Bomberi viking iu shkëput bukur mbrojtjes vendase, mori një top dhe mposhti portierin kundërshtar me një diagonale të saktë.
Goli i tetë në Bundesligë për Haaland dhe Robert Lewandowski kryesues është vetëm tre rrjeta më shumë për momentin. /abcnews.al